Site icon Telegrafi

Gjenden pjesë trupi njeriu në Xarrë të Sarandës

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë e Konispolit.

Tv Klan raporton se trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht, ndaj ekspertët thonë se ka inde përmes të të cilave mund të bëhet e mundur analiza e ADN-së.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit, në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë nga Tirana.

Dyshimet e para e lidhin këtë ngjarje me zhdukjen e dy personave në Sarandë, Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të dy me precedentë penalë.

Por hetuesit janë të rezervuar në dhënien e detajeve.

Exit mobile version