Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që transportonte mallra.
Dogana e Kosovës njofton se, sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, transmeton Telegrafi.
“Emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095 ose përmes aplikacionit tonë (e-dogana). /Telegrafi/