Telegrafi

Gjenden pesë automobila të rrallë të paraluftës (Video)

Një koleksionist automobilash nga Teksasi ka bërë zbulimin më të madh të jetës së tij. Ai zbuloi në një garazh të braktisur prej druri pesë automobila të para-luftës, të cilët kapin vlerën e 700 mijë dollarëve.

Antonio Brunet, kreu ekzekutiv i “Motostalgia-s” është duke bërë procedurat e fundit për t’i marrë nën pronësi të firmës që ai drejton automobilat klasikë.

Mes automobilave të gjetur janë tri Kadillakë të viteve 1932 dhe 1938, si edhe dy të tjerë të viteve 1923 dhe 1908. Sipas hetimeve, automjetet i përkasin një personin, i cili u zhvendos nga Uiskonsin për në Teksas në vitet ’70.

Ai gjithmonë kishte si qëllim që t’i rregullonte automobilat për t’i rikthyer në jetë, por asnjëherë nuk e gjeti kohën.

Personi në fjalë ka 40 vjet që nuk bëhet i gjallë, ndaj automobilat mund të kalojnë në pronësi të firmës së koleksionit për qëllime ekspozimi. /shekulli/