Telegrafi

Gjenden mjete shpërthyese në Podujevë dhe Lipjan

Një person në Herticë të Podujevës ka njoftuar policinë se ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente.

Një tjetër mjet i pashpërthyer është gjetur edhe në Lipjan.

Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it, të cilët e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të kasetës bombë pa incidente. /Telegrafi/