Telegrafi

Gjenden mbi 250 varre në pronën e Piques, ndalohet çdo lëvizje e mbrojtësit spanjoll

Mbi dyqind e pesëdhjetë varre janë gjetur në një nga pronat e Gerard Piques në Spanjë.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa biznese jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në Malaga.

Pique shpenzoi rreth 20 milionë euro për të blerë pronën që gjendet në Costa del Sol. Megjithatë, projekti është ndalur pasi ka goditur një pengesë të papritur.

Sipas raportimi nga Marca, 250 varre janë gjetur në pronë. Tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret.

“Ne kemi gërmuar rreth 250 varre, shumica dërrmuese e të cilave janë bosh”, shpjegoi arkeologu Alberto Cumpian për Hoy por hoy Malaga.

“Është një nga nekropolet më të mëdha në vend”.

Cumpian shtoi se nuk pritej të kishte ndonjë vonesë të mëtejshme pasi të ishin studiuar varret dhe se projekti i hotelit të Pique do të mund të rifillonte në fillim të vitit 2023.

Pique ka humbur vendin e tij në formacionin fillestar të Barcelonës, por mbetet një nga lojtarët më të paguar në klub.

Sipas raportimeve në Spanjë, mbrojtësi veteran thuhet se po shqyrton të ardhmen e tij dhe mund të kërkojë një largim nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit.

Nëse një lëvizje dështon të realizohet, Barcelona thuhet se shpreson që Pique do të njoftojë tërheqjen e tij në fund të sezonit 2022-23 për të shmangur pagën e tij për një sezon tjetër.

Pavarësisht raportime që pretendojnë se Pique mund të largohet nga Nou Camp, ish-reprezentuesi spanjoll ka thënë se synon të pensionohet te Barcelona. /Telegrafi/