Site icon Telegrafi

Gjenden mbetjet e aeroplanit francez

Mbetjet e aeroplanit luftarak francez, i zhdukur sot, janë gjetur në Minyoville, në zonën e Girave, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e dy pilotëve.

“Ne shpresojmë se do t’i gjejmë gjallë pilotët, ata tani mungojnë”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Franceze, Siril Divival, në një konferencë shtypi në Paris.

Ishte raportuar se zona e mbuluar me dëborë midis rajonit Dub dhe Zur, ishte vendi ku është kapur për herë të fundit nga radarët aeroplani.

Aeroplani ishte ngritur në fluturim sot në ora 11:00 nga një bazë ajrore në Francën verilindore. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version