Telegrafi

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë nga lufta e fundit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Mbetje mortore që dyshohet të jenë nga lufta e fundit në Kosovë, janë gjetur dje në Prizren.

Siç njofton policia, punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

“Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës. /Telegrafi/