Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar të enjten se janë gjetur mbetje mortore në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit, ekipet i kanë zhvarrosur eshtrat të cilat dyshohet se u përkasin personave të zhdukur.
“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje nga komisioni kanë thënë se gërmimet po vazhdojnë ende dhe se do të dalin me njoftim pas rezultateve të ADN-së. /Telegrafi/