Telegrafi

Gjenden lëshime të reja në sigurinë e Androidit

Edhe pse ekspertët e sigurisë mendojnë se të gjithë telefonat do të jenë të lëndueshëm nga këto sulme të hakerëve, më së shumti probleme pritet të kenë shfrytëzuesit e telefonave mobil të cilët punojnë me Android.

Këtë e konfirmoi edhe hulumtimi i fundit që është kryer nga universiteti i Karolinës Veriore i cili ka vënë në pas potencialin për problemet e mëdha të cilat mund ti kenë pronarët e telefonave që punojnë me Android dhe të cilët kanë të instaluar softuerin e vet prodhuesve – siç është për shembull HTC Sense.

Hakerët, duke përdorur këto lëshime në softuerin e këtillë, mund të anashkalojnë rregullimet e Androidid dhe të instalojnë softuerin e caktuar të cilin do të mund ta përdornin për veprimet e shumta të rrezikshme në telefon.

Xuxian Jiang nga ky universitet thotë se hakerët në teori do të mund të incizojnë të gjitha bisedimet të cilat bëjnë shfrytëzuesit, do të mund të dërgojnë mesazhet SMS në numra të shtrenjtë telefonik ose të fshijnë të gjitha shënimet të cilat ndodhen në telefon.

Hulumtuesit e sigurisë kanë testuar tetë modele të telefonave të mençur – duke përfshirë edhe modelet që vijnë me Android “të pastër”, pra përveç sistemit operativ mobil nuk është instaluar kurrfarë softueri shtesë dhe kishin zbuluar se telefonat e këtillë (të cilët nuk kanë softuer shtesë), si dhe telefoni Droid i Motorolas – janë të sigurt dhe se nuk i kanë këto probleme. /Telegrafi/