Pranë një hekurudhe në Londër, janë gjetur shumë gjësende të i përkasin periudhës Tudor, në mesin e tyre edhe 22 këpucë që ngjajnë shumë me ato që vishen edhe në ditët e sotme.
Madje, ato janë të përafërta me të ashtuquajturat espadrila, që kanë taban të rrafshët, të qepur me pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga modernet, të vjetrat e kanë edhe një rripë që vije sipër shputës, në mënyrë që ta sigurojë veshjen të mos del nga këmba.
Këpucët që janë veshur para 450 vitesh, janë shumë estetike dhe besohet të jenë përshtatur shumë me kohën, që shquhet për veshje të bukura.
Të punuara nga lëkura e fortë e gjedheve, mendohet se këpucët ishin të njëjta si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Në vendin ku u bë zbulimi, janë gjetur edhe mjete për përgatitjen e ushqimit, kuti për para, lidhëse për kalë dhe gjësende qeramike. /Telegrafi/