Telegrafi

Gjenden katër granata dore në një fushë në Matiqan

Dje rreth orës 12:00 policia ka marrë një informacion lidhur me prezencën e katër mjeteve shpërthyes, në një fushë në lagjen Matiqan në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut.

Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe Njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese, Njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i, të cilët rreth orës 16:00 kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese (4 granata dore).

Rasti është hapur “Gjetje e mjetit të dyshuar shpërthyes”,  në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe po hetohet nga njësiti përkatës. /Telegrafi/