Telegrafi

Gjenden eshtra njeriu në shpellë pranë fshatit Koritë të Gostivarit

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit Koritë të Gostivarit, speleologë kanë gjetur eshtra njeriu, pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sendet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë, pas së cilës do të dihet nga cila kohë janë ato dhe si janë gjetur në atë shpellë.

Sipas Ministria për Punë të Brendshme gjetja e speleologëve është paraqitur më 18 gusht, në orët e pasdites.

Nga MPB-ja informojnë se kryetari i klubit të speleologëve ‘Korabi’ ka paraqitur se ditën paraprake derisa kanë bërë hulumtime në shpellë – në thellësi rreth 20 metra, në vendin e quajtir ‘Çavkarnik’ në fshatin Koritë, kanë vërejtur pjesë nga disa kafka dhe një granatë të pa eksploduar.

Pas këtij denoncimi në MPB, është informuar edhe Prokuror publik, i cili ka urdhëruar të bëhet kontroll, që është bërë dje, nga ana e zyrtarëve policorë, përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga Sektori për antiterrorizën DSK Gostivar.

Pas kontrollit në fundin e shpellës, sendet e gjetura janë fotografuar dhe janë dërguar për ekspertizë./Telegrafi/