Site icon Telegrafi

Gjenden eshtra në një kanal në Skenderaj, dyshohet të jenë të njeriut

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se dje në Skenderaj janë gjetur mbetje mortore.

Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke hapur një kanal në oborrin e tij ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Njësia për hetimin e krimeve të luftës ka marrë disa mostra .

Me vendim të prokurorit rasti mbetet për informim derisa të verifikohen mbetjet në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version