Vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur edhe tre trupa të pajetë Thumanë.
Janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.
Viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.
Almiri Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa. Numri i të vdekurve tani ka shkuar në 35./TCH/