Site icon Telegrafi

Gjenden dy trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Marseille

Dy trupa janë gjetur pas një shpërthimi që rrafshoi një ndërtesë katërkatëshe në qytetin jugor francez të Marseille.

Autoritetet lokale thanë se gjashtë persona ende konsiderohen të humbur dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën 00:49, sipas kohës lokale, raporton bbc.

Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi.

Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta gjatë shpërthimit dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar lëndime shtesë.

Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar një flakë që digjej nën rrënoja gjatë të dielës.

Zjarri pengoi përparimin dhe vështirësoi punën për ekipet e kërkim-shpëtimit, megjithëse autoritetet thanë të dielën në mbrëmje se zjarri po tregonte shenja të shuarjes.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e para të së hënës me ndihmën e një vinçi dhe dritave. /Telegrafi/

Exit mobile version