Site icon Telegrafi

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në lagjen Emshir në Prishtinë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version