Një person nga Podujeva ka raportuar në Polici se në autolarjen e tij ka gjetur një qese ku ishin të vendosura dy granata dore.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetet shpërthyese pa incidente.