Janë gjetur pas 5 ditësh dy fëmijët amerikanë që ishin larguar nga shtëpia. Policia e Tiranës tha se dy vëllezërit janë gjetur pranë xhamisë në zonën e Selitës në kryeqytet.
Tagh Magnus Bailey-Kay dhe Tavish Taog Bailey-Kay kanë probleme të shëndetit mendor dhe po merren në pyetje në prani të psikologut.
Paraprakisht thuhet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë njoftuar prindërit për ti marrë në shtëpi. /Telegrafi/