Telegrafi

Gjenden dhe asgjësohen 491 bimë kanabis në Orenjë të Librazhdit

Janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 491 bimë kanabis të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në njësinë administrative Orenjë, Librazhd.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kultivimit të bimëve të kanabisit të gjetura gjatë fazës së tretë të operacioni antikanabis i koduar “Çereshta”, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë, shkon në 1 mijë e 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve kanabis të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /tch/