Rreth 13,000 njerëz do të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi u zbuluan bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore në një qytet gjerman, besojnë autoritetet.
Zyrtarët dyshojnë se bombat u hodhën në Dortmund nga forcat aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
Qyteti – në rajonin industrial Ruhr të Gjermanisë – do të jetë në ndalesë pas evakuimit që prek shtëpitë e pensioneve, spitalet dhe stacionin kryesor të trenit.
Në një deklaratë në internet, bashkia e qytetit Dortmund tha se ata kishin identifikuar katër lokacione ku dyshojnë se bombat janë varrosur.
Banorët brenda një rreze 500m të secilit vend u është thënë që të largohen nga shtëpitë e tyre deri në orën 8:00 të së dielës, me punën e gërmimeve për të filluar më vonë.
Banorët në dy shtëpitë të pensionistëve u transferuan gjithashtu në siguri një ditë përpara punës. Po ashtu edhe spitali është evakuuar.
Stacioni i trenit do të mbyllet të dielën në mëngjes.
Zbulimi i bombave të epokës së Luftës së Dytë Botërore është një dukuri e zakonshme në Gjermani, por media lokale pretendoi se ky rast mund të ishte evakuimi më i madh i tillë ndonjëherë i parë në rajonin e Ruhr. /Telegrafi/