Telegrafi

Gjenden armë në një shtëpi në Istog

Policia ka gjetur disa armë në një shtëpi të një dyshuari në Osejan të Istogut.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarit janë gjetur pesë granata dore, një granatë pushke, një shtytës rakete, dy karikatorë të pushkës automatike AK-47, një pistoletë TT me tre karikatorë, 9 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe disa dokumente tjera.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/