Site icon Telegrafi

Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë , ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municionit, kater granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe Prelluzha është fshat i banuar nga serbët. /Telegrafi/

Exit mobile version