Site icon Telegrafi

Gjenden armë dhe lëndë narkotike në Shkup, arrestohet një person

Sot (17.05.2022) nga ana e zyrtarëve policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të kundërligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, pas urdhëresës së marrë paraprakisht nga gjykata për bastisje të banesës dhe hapësirave tjera, është kryer kontroll te T.Ç. (38) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë të tipit “Bereta”, një pistoletë “Grizly”, 20 fishekë, kalibri 6.35, një pistoletë sinjalizuese me fishekë për të dhe një pushkë ajrore, të cilën personi e posedonte pa leje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjet një pako me pluhur të bardhë dhe një peshore me mbetje pluhuri të bardhë. T.Ç. është arrestuar, ndërsa kundër tij do të ushtrohet kallëzim penal në PTHP kompetente./Telegrafi/

Exit mobile version