Sektori i Punëve të Brendshme Manastir paraqiti padi penale kundër E.M (38) Nga fshati Budakovë, Komuna Mogilla për shkak të dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “shitje ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotrokpike”, e dënueshme sipas nenit 215 dhe “përpunim ilegal, mbajtje dhe shit-blerje me armë dhe mjete shpërthyese” e dënueshme me nenin 396 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, informojnë nga policia.
Nga MPB theksojnë se më 28 dhjetor është kryer kontroll në shtëpinë e tij, e më pastaj është janë gjetur gjashtë paketime me marihuanë prej 5.5 kilogram dhe një pistoletë ku i akuzuari nuk ka pasur leje për mbajtje.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/