Telegrafi

Gjenden 242 trupa të fëmijëve në varreza masive në Meksikë

Të paktën 242 trupa u gjetën në varre masive të fshehura në Meksikë, thonë autoritetet meksikane. Varrezat masive u gjetën në Veracruz dhe këta trupa janë kryesisht fëmijë të zhdukur

Autoritetet meksikane kanë gjetur të paktën 242 trupa në varre masive të fshehura në shtetin lindor të Veracruz, që thuhet se janë zbuluar pasi nënat i kanë kërkuar fëmijë e tyre të zhdukur. Trupat u gjetën gjatë një periudhe gjashtë mujore nga vullnetarët e vendit Veracruz nën iniciativën e të afërmve të fëmijëve të zhdukur.

Megjithatë, pas gërmimeve u paraqitën edhe ekspertët ligjorë, ku u gjetën rreth 124 varre, 242 kafka. Kështu ka konfirmuar një zyrtar i lartë i prokurorisë për AFP’në, në anonimitet.

Thuhet se në varre masive kanë gjetur edhe veshje të viktimave që besohet se janë veshje të fëmijëve të qytetit.

Dimë që Veracruz është një ndër vendet me të dhunshme në Meksikë, e kjo pasi në vend ekzistojnë dy kartele të drogës; Los Zetas dhe Jalisko Nueva Generacion.