Në rrugën rajonale në Gjevgjeli, ‘Smërdliva Voda’, mbrëmë rreth orës 23:50 nga ana e ekipit patrullues policor, gjatë kontrollit të automjetit të tipit ‘Lada Niva’ pa targa janë gjetur 12 migrantë edhe atë 11 nga Siria dhe një nga Iraku, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi sot MPB-ja, shoferi i automjetit ka rritur të ikë. Gjatë kontrollit të kryer të automjetit, mes ulësve janë gjetur targa të Gjevgjelisë, pronë e GJ.GJ. (60) nga fshati Stojakovë. Migrantët dhe automjeti, qëndron në kumtesë, janë dërguar në SP dhe vendkalimi kufitar ‘Bogorodicë’-vendkalimi hekurudhor për procedurë të mëtejshme. /Telegrafi/