Një baba u fotografua duke fluturuar me fluturaken e tij, vetëm një minutë para se ai u rrëzua dhe vdiq.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Andy Walkden, i cili kishte 15 vjet eksperiencë, mund të shihet duke fluturuar mbi bregun pranë Southport.
Fotoja thuhet të jetë bërë në orën 06:59 të pasdites të enjten më 11 prill.
Por një minutë më vonë bëhet e ditur se ishte bërë një thirrje në emergjencë për një aksident.
Vajza e tij, Kayleigh Worthington, tha se duke parë babain e saj në qiell ishte “një ngushëllim”.
Ajo tha: “Dikush erdhi tek unë dhe më dërgoi një fotografi të tij në 6.59 pasdite”. “Kjo foto mund të jetë sekonda ose minuta para se të ndodhte aksidenti”.
Fluturakja e z. Walkden u rrëzua në tokë, para se të shpërthente në flakë.
Ekipet e zjarrfikësve, mjekët dhe oficerët e policisë janë parë nga dëshmitarët që raportojnë se kanë parë tym që vjen nga zona. /Telegrafi/