Gjatë ditës së sotme në pishinën e Gërmisë është mbytur një person i moshuar. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, i moshuari 69 vjeçar me inicialet B.K ka gjetur vdekjen në pishinë e Gërmisë. Ajo po ashtu tha se Policia e Kosovës rastin në fjalë e konstaton si vdekje të dyshimtë.
“Rasti është lajmëruar rreth orës 14:00. Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë menjëherë kanë arritur në vendngjarje. Personi me inicialet B.K është 69 vjeç. Sipas policisë rasti konsiderohet si vdekje e dyshimtë. Ndërkaq, tani i mbetet Institutit të Mjekësisë Ligjore që të merret me konstatimin e saktë rreth vdekjes së të moshuarit”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin./Telegrafi/