Site icon Telegrafi

Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve

Aleki Taumoepeau është bërë “Mbreti i Unazave” vendas pasi që në formën e njëjtë si në filmin serik së pari e ka humbur, e më pas e ka gjetur unazën e tij të fejesës. Para 16 muajsh ai po udhëhiqte pastrimin e portit në Wellington dhe derisa ishte në barkë me pjesën tjetër të ekuipazhit, unaza i kishte dalë dhe rrëshqitur nga dora. Dëshmitarët e rastit kishin thënë se krejt ngjarja kishte ndodhur sikur në një xhirim të ngadalësuar të ndonjë filmi të njohur aksion.

Aleki e kishte shënjuar afërsisht vendin ku i kishte rënë unaza, mirëpo as pas 16 muajsh nuk kishte arritur ta kthejë thesarin e tij të martesës. Ai ka thënë se gruaja e kishte lutur të blej një unazë të re, mirëpo ai kishte refuzuar dhe ishte betuar se do ta gjente.

Në tentimin e fundit ai është shërbyer me navigacion satelitor dhe pas një lutje të shkurtër e një orë kërkimi, e ka parë unazën e tij të humbur se si po shndriste.

“Nuk kam mundur të besoj se po e shihja aq qartë. E tërë pjesa e sipërme e unazës po shndriste”, ka thënë Aleki.

Exit mobile version