Site icon Telegrafi

Gjen prezervativ në pjatën me gjellë

Hodousek i ka plotësuar dokumentet gjatë të martës në gjykatën rajonale në Santa Ana në Kalifroni, në të cilën kërkon një shumë të papërcaktuar të dëmshpërblimit, për shkak të frikës se ka mundur të sëmuret.

Avokati mbrojtës, Eric Traut, ka thënë për AP se klienti i tij dëshiron analizën e AND-së së të punësuarve në restorant, me qëllim që të vërtetojë se i kujt është prezervativi.

Nga agjencia për raporte me publikun, të cilin se përfaqëson Claim Jumper, bëhet e ditur se askush nuk mund të dëshmojë se i ashtuquajturi ‘objekt i huaj’ i Hodousek, i cili gjendet në testim laboratorik, vërtet vjen nga restoranti.

Sipas rezultateve të zhvilluara në vetë restorant, nuk është vërtetuar se ndonjë punëtor ka bërë diçka gabim.

Exit mobile version