Telegrafi

Gjen para nën jastëk: Para se të gëzohej, është ndier i zhgënjyer

Lu Gang është nga Chongqing i Kinës, i cili në momentin që po largohej nga dhoma e një hoteli ka gjetur poshtë jastëkut një shumë parash prej, vlera e të cilave shkon në rreth 1,600 euro.

Gang është shprehur i zhgënjyer nga stafi i hotelit me nivelin e shërbimit, dhe se kjo nënkupton që nuk është pastruar dhoma si duhet.

“Sikur të ndërroheshin çarçafët, pastruesi do t’i shihte paratë dhe do t’i largonte”, ka thënë Gang, i nervozuar që ka fjetur në dyshek të papastër.

Ndryshe, paratë që besohet se i përkasin shfrytëzuesit të fundit të dhomës, janë konfiskuar nga Policia. /albeu.com/