Një foshnje e porsalindur që ishte braktisur nga e ëma, është gjetur në një fushë të gjelbëruar.
Foshnja është shpëtuar nga inxhinieri Alexandre da Silva Dias de Freitas, i cili po kalonte rastësisht në atë rrugë derisa po shkonte në punë, dhe menjëherë i telefonoi autoambulancës dhe policisë, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët policor nga Rio de Janeiro u habitën kur panë foshnjën që peshonte vetëm 2 kilogramë e 200 gramë, që ishte braktisur në një fushë të gjelbëruar afër spitalit të gjinekologjisë.
Ata menjëherë kanë filluar hetimet dhe janë duke kërkuar nënën e djaloshit të braktisur, ndërsa foshnja për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore pasi kishte vetëm disa minuta jetë.
Zona ku është braktisur foshnja e porsalindur është e njohur si Barros Filho, dhe konsiderohet si zona më e varfër në Rio de Janeiro të Brazilit.
Autori i videos së publikuar më poshtë, dëgjohet duke bërtitur nga gëzimi kur e kupton se foshnja është gjallë: “fal Perëndisë është gjallë”. /Telegrafi/