Site icon Telegrafi

Gjen dhjetë dhëmbë njerëzish në kuletë të re

Blerësi në Falmouth të Massachusets në kuletën e sapo-blerë ka gjetur dhjetë dhëmbë njerëzish. Një prej tyre madje ishte “i mbushur”. I habitur ai ka kthyer kuletën në dyqan, por është nisur pa i lënë të dhënat e tij personale.

Policia nuk e ka zbuluar nëse bëhet fjalë për dhëmbë të rriturve, megjithatë, pasi që në ta nuk ka pasur mbetje të gjakut apo mishit, nuk ka qenë e mundur të bëhet as analiza e ADN-së, shkruan Yahoo.

Zëdhënësja e shtëpisë së mallrave “Walmart” ka thënë se vlerëson që bëhet fjalë për një “rast të izoluar”, por edhe se do të kontrollojnë pjesën tjetër të mallit.

Exit mobile version