Site icon Telegrafi

Gjen automjetin ‘e vjedhur” në garazhin e fqinjit

Policia ka thënë të enjten se gruaja 82-vjeçare nga qyteti verior gjerman Hildesheim e kishte dërguar automjetin e saj për ta rregulluar para dy vitesh dhe kishte kërkuar nga mekaniku që ta vozis prapa dhe ta parkojë para garazhit të saj.

Ajo kishte pranuar çelësat dhe letrat në kutinë e saj postare, por kur kishte dalë të marrë automjetin nuk e kishte gjetur askund. Prandaj, ajo e kishte raportuar si të vjedhur.

Por, të mërkurën fqinji i saj kishte dalë për të pastruar garazhin e tij të papërdorur në mënyrë që ta jep me qira. Ai e gjeti automjetin nën “një shtresë prej një centimetri pluhur".

Policisë nuk iu desh shumë kohë për ta kuptuar se mekaniku e kishte parkuar gabimisht në garazhin e gabuar.

Exit mobile version