Telegrafi

Gjen aligatorin në oborrin e shtëpisë, veterani amerikan shfrytëzon shportën e mbeturinave si kurth – e dërgon reptilin në zonën nga ku kishte ardhur

Ky është momenti kur një veteran i ushtrisë amerikane, nuk heziton që t’i kundërvihet një aligatori që ishte futur në pronën e tij – duke arritur që pa kurrfarë mjeti mbrojtës ta fut në shportën e mbeturinave dhe ta dërgojë në zonën e gjelbëruar nga ku edhe kishte ardhur reptili.

Abdul Gene Malik, postoi videon duke kapur aligatorin në oborrin e shtëpisë në Mounta Dora të Floridas, transmeton Telegrafi.

Videoja fillon me Malikun i cili tërheq zvarrë shportën e mbeturinave – të cilën e shfrytëzon si kurth për ta futur brenda aligatorin. Turma që ishte prapa kamerës dëgjohej duke brohoritur dhe përkrahur Malikun për guximin e treguar.

Për fat të mirë gjithçka përfundon si është më së miri, dhe pasi e fut në shportë e dërgon në një zonë të gjelbëruar nga ku edhe kishte ardhur. Deri më tani këto pamje janë shikuar nga mijëra njerëz dhe ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/