Site icon Telegrafi

Gjen 9.000 dollarë dhe ia kthen pronarit

Fillimisht në një dyqan në të cilin punon po ndante rrobat e vjetra të dhuruara dhe në xhepin e një palë pantallonash ka gjetur 9.000 dollarë. Nuk i ka mbajtur për veti, por e ka thirrur pronarin dhe ia ka kthyer paratë.

"Kjo ndodhë një herë në jetë. Do të kemi për çfarë të flasim. A e dini se njëherë i pata gjetur në një pantallona të vjetra nëntëmijë dollarë. Pronari më është falënderuar shumë herë, e unë e kam ndier veten mirë kur e kam parë fytyrën e tij të lumtur", ka thënë Chloe.

Pas kësaj, ka vazhduar të punojë në kategorizimin e rrobave dhe ka hetuar se një grua e cila po provonte rrobat në zhveshtore po përballej me sulm në zemër. Chloe ka intervenuar shpejtë, e ka ngritur gruan nga dyshemeja dhe e ka thirrur ndihmën e parë e cila ka arritur shpejt dhe ka ndihmuar.

"Ju lutem, mos më thirrni heroinë. Nuk e shoh veten si të tillë dhe mendoj se shumë njerëz do të vepronin njëjtë si unë”, ka thënë modestja Chloe.

Exit mobile version