Graham Hill ka pasur fatkeqësi të pabesueshme në fat. Ka gjetur shumë para në kontejnerin e mbeturinave në rrugën kryesore Lincoln Central në Lincolnshire, por ato ishin copa-copa. Më saktë, bëhet fjalë për 10.000 funte në kartëmonedha prej dhjetë e njëzet.
Pastruesi i ndershëm i ka dërguar në polici, mirëpo atje i kanë thënë se askush nuk e ka paraqitur humbjen e parave, dhe se mund t’i mbajë për vete pasi që t’i ketë nën posedim për gjashtë muaj, periudhë kjo e cila sapo ka kaluar.
Për më shumë, nëse Hill arrin t’i bëj bashkë, kartëmonedhë për kartëmonedhë, paratë e tilla do të mund t’i përdorte normalisht, apo edhe t’i ndërrojë me të reja.