Shqiptarët në qeverinë e Malit të Zi do të marrin zv. Kryeministrin, tre ministri dhe nënkryetarin e Kuvendit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Nik Gjeloshaj kryetar i “Forumit Shqiptar” sqaroi nga Tuzi se zv. kryeministri do të jetë i lidhur me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa koalicioni tjetër “Shqiptarët” do të ketë ministrinë e Të Drejtave të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut.
Ndërkaq, çështja e nënkryetarit të parlamentit iu takon pakicave.
“Mandatin e kaluar iu takoi boshnjakëve dhe mendoj që kësaj here duhet t’ju takojë shqiptarëve. Sa i përket Forumit Shqiptar nuk e kemi ndarë kush do t’i marrë ministritë, presim që të organizojmë një mbledhje të kryesisë, por do të vendoset se kush personalisht do t’i mbulojë këto pozita e këto përgjegjësi në këtë kohë shumë të vështirë,” – u shpreh Gjeloshaj.