Site icon Telegrafi

Gjeloshaj: Isha i detyruar për të mbrojtur ekonominë, jam i gatshëm të shkoj në burg

Pas dëgjimit në Prokurorinë Themelore në Podgoricë shkaku i kallëzimit penal për thirrje për rezistencë, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se ishte duke pritur një vendim.

Sipas Vijesti, politikani shqiptar është gati të shkojë në burg nëse është e nevojshme.

Lidhur me protestën e fundit kundër masave për përhapjen e coronavirusit të miratuar nga qeveria malazeze, Gjeloshaj thotë se kjo ishte një mbrojtje e Kushtetutës dhe se, si president i Komunës së Tuzit, ai kishte një detyrim për të mbrojtur ekonominë.

Lexo po ashtu Gjeloshaj: Krivokapiq po na hakmerret shkaku i flamurit të Kosovës

“Unë qëndroj pas mendimit se ky ishte një vendim politik dhe se ishte një çështje diskriminimi. Ne morëm konfirmimin se ky është shkaku pas 48 orësh, kur masat u ndryshuan”, tha ai teksa shtoi se i konsideron akuzat penale si një fyerje të integritetit personal.

Gjeloshaj u mor në pyetje për shkak të protestës së organizuar në Tuzi më 25 shkurt, kur ai u bëri thirrje qytetarëve dhe furnizuesve të ushqimit të mos respektojnë masat për shtypjen dhe përhapjen e coronavirusit, që do të thoshte mbyllja e objekteve hotelierike në atë komunë, kur policia duhej të reagonte. /Telegrafi/

Exit mobile version