Telegrafi

Gjeloshaj: Abazoviq pres që të mandatohet për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se pret që mandatar për përbërjen e qeverisë së re malazeze të jetë Dritan Abazoviq.

Pritej që ata që rrëzuan qeverinë e 43-të të Dritan Abazoviqit pa konsultim, me ngut dhe pa analiza se çfarë nesër, të kishin një plan B, d.m.th një zgjidhje tjetër, tha politikani shqiptar.

“Unë kam paralajmëruar ato ditë se ky ishte një vendim i nxituar dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet tona afatgjate”, deklaroi Gjeloshaj, raporton rtcg.

Ai shtoi se situata në vendin tonë tregon qartë se “nuk ishte arsyeja e rrëzimit të kësaj qeverie, ajo që fjalë për fjalë u theksua më së shumti në ato ditë! Dritan Abazoviq formoi qeverinë më gjithëpërfshirëse ndonjëherë në Mal të Zi. Partitë e pakicave ishin partnerë të barabartë në atë Qeveri dhe të përfaqësuar më shumë se kurrë më parë”.

“Po ndjekim me vëmendje diskutimet për formimin e qeverisë së re dhe marrëveshjen e partive që përbëjnë shumicën e 41 deputetëve. Pres që mandatar për përbërjen e qeverisë së re të jetë Dritan Abazoviq. Ky fakt do të ua lehtëson pakicave që të vendosin rreth negociatave, por edhe të jenë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, nëse thirrjet publike për pjesëmarrje në qeverinë e re do të ishin të sinqerta ndaj minoriteteve”, përfundoi Gjeloshaj.

Lexo po ashtu Abazoviq mund të mbetet kryeministër i Malit të Zi

Theksojmë se edhe Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi ka deklaruar se përkrah idenë që Abazoviq të rizgjidhet kryeministër i vendit.

Ndryshe, Abazoviq u shkarkua disa ditë pas arritjes së Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/