Kjo recetë e shëndetshme, me plot shije, kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje.
Përbërësit:
– 1,5 kg mish peshku mustak ose peshk tjetër lumi,
– 1 kg qepë,
– 4 dl verë të bardhë,
– 1 lugë uthull,
– 1,5 dl vaj,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar,
– 1 lugë e vogël spec të ëmbël të bluar,
– 4 kokrra piper,
– 1 lugë pure domateje,
– 1 lugë fletë majdanozi,
– 1 lugë e vogël fletë selinoje,
– piper të bluar,
– kripë sipas dëshirës.
Mënyra e përgatitjes:
Peshqit pastroni, lani dhe fërkoni në kripë dhe piper. Pastaj qitni uthull.
Peshqit e përgatitur kështu lërini të qëndrojnë rreth një orë.
Në një enë të madhe nxehni vajin dhe në të fërgoni qepën e grirë.
Pastaj në të qitni specin e bluar djegës dhe specin e bluar të ëmbël, kokrrat e piperit, purenë e domateve, tri lugë verë, majdanozin dhe selinon e grirë.
Përzieni mirë dhe mbi të qitni mishin e peshkut të cilin më parë e keni prerë në copë paksa të mëdha.
Fërgoni mishin e peshkut në zjarr të lehtë 45 minuta. Mos e përzieni por vetëm shpesh shkundeni.
Kur peshku të jetë pothuajse i gatuar, qitni verë por edhe pak fërgojeni gjellën.
Kjo gjellë mund të shërbehet me patate të fërguara.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.