Përbërës për 4 persona:
* 2 presh të prerë në rrota të trasha
* 1 kg selino
* 1 lugë gjelle pelte domate
* ½ filxhan oriz
* 1 filxhan vaj ulliri
* Kripë
* Piper i freskët i grirë
* 1 vezë
* Lëngu i 1 1/2 limoni
Përgatitja:
* Vendosni selinon për 2-3 minuta në ujë që zieni dhe kullojeni.
* Vendosni në një tenxhere preshin dhe kaurdisen në zjarr mesatar, duke e përzier derisa të thithë gjithë lëngun.
• Shtoni selinon dhe vajin e ullirit, përziejeni dhe mbulojeni me ujë. Pasi të marrë valë, hidhni përsipër perimet me oriz, pa i përzier dhe mbulojeni tenxheren. Lëreni ushqimin të gatuhet ngadalë, për 10 minuta.
• Shtoni pelten e domates, kripën, piperin dhe përziejeni. Nëse nevojitet, shtoni edhe pak ujë.
• Përgatisni vezën me lëngun e limonit, hidheni sipër ushqimit dhe hiqeni enën nga zjarri./Telegrafi/