Nevojiten (për 6 persona):
• 600 g filetë peshku të ngrirë (mish i pastruar, pa lëkurë e pa eshtra)
• pak lëng limoni
• majdanoz
• 1 degëz rigon
• thërrmija buke
• vaj ulliri
• kripë, piper.
Peshku shoqërohet me kaçamak
Pasi të zihet kaçamaku, shtrihet në sipërfaqe të tepsisë së yndyrosur (zjarrduruese). Ndërkohë, peshku i shkrirë pritet në pjesë sa më të barabarta (si në foto), të cilat lyhen menjëherë me lëng limoni.
• Pastrohen mëlmesat dhe priten imët, përzihen me thërrmija buke. Copat e peshkut thahen mirë me leckë të pastër kuzhine dhe kalohen një nga një nëpër thërrmija e mëlmesa. Radhiten mbi kaçamakun e shtrirë në tepsi, stërpiken me vaj ulliri sipër.
• Futen në furrë të nxehur në 180 shkallë C dhe piqen për 15 minuta.
Shërbehen menjëherë me ndonjë sallatë, sipas dëshirës.
Këshillë: Kur ta përgatitni kaçamakun si shtesë peshku, mund të shtohet në ujë të njelmët pak vaj ulliri.