Telegrafi

Gjeli i zemëruar nisi të përleshej me “rivalin” që kishte përballë

Njihen si shpezë shumë luftarake dhe që nuk e durojnë rivalin, por një gjel në Filipine nuk kishte asnjë arsye për zemërim, kur u gjend pranë refleksionit të tij.

Kur e ka parë vetëm të reflektuar në pjesën e pasme të një makine, gjeli nisi të përleshej, me atë që mendonte se është një rival që i ka hyrë në territor, transmeton Telegrafi.

Duke rrahur krahët, shpeza e fermës godiste me sqep dhe kthetra, ndërsa puplat i qëndronin të fryra.

Pas përleshjes, gjeli ktheu edhe njëherë kokën prapa, për të parë nëse tjetri ishte larguar dhe u largua kur përball më nuk pati refleksionin. /Telegrafi/