Në Arizonë të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një gjel i zi që mbante një palë pantallona të kaltër.
Mënyra se si vrapon Charlie i veshur në këtë mënyrë, e bën të duket shumë qesharak, transmeton Telegrafi.
Video që e tregon shpendin që lëvizë i pa shqetësuar nëpër fermë, është publikuar nga Debra Snodgrass, dhe është parë mbi një milion herë.
Mësohet se ky gjel është shumë i dashur nga pronarja, e cila ia lëmon dhe ia lyen thonjtë me ngjyrë, ndërsa e pastron me shampo të shtrenjtë.
“Duket si një zotëri i vërtetë në këto pantallona”, si dhe “Lëreni gjelin e qetë, hiqjani këto rrobe”, janë dy nga komentet më të kundërta që janë bërë lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/