Telegrafi

Gjeli që “kollapsoi” nga këndimi për një kohë të gjatë bëhet i famshëm në Turqi

Një gjel ka arritur të bëhet i famshëm në rrjetet sociale për një aspekt të pazakontë të rutinës së tij të përditshme.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, gjeli u bë viral pasi këndoi pa ndërprerje për rreth një minutë e gjysmë para se të rrëzohej, duke rënë prapa “pa frymë”.

Gjeli, që vjen nga provinca perëndimore e Denizli – një qendër e njohur për gjela – i përket Okan Gökbudak, një punëtor tekstili që rrit gjelin si një hobi.

Gökbudak thotë se ai u përmbyt me oferta për të blerë gjelin e tij pasi ai postoi videon në internet.

“Dikush telefonoi nga jashtë dhe më ofroi 1,250 euro dhe një telefonues tjetër më ofroi makinën e tij në këmbim të gjelit”, ka thënë ai për Agjencisë së Lajmeve Demirören (DHA) të enjten.

Gjithsesi, gjeli 1 vjeç, i cili jeton në një kafaz në rrethin Merkezefendi do të mbetet në kujdesin e Gökbudak.

“Ai ishte akoma i vogël kur e bleva dhe e rrita. Unë e dua atë shumë dhe kurrë nuk mendoj t’ia jap dikujt tjetër”, thotë ai.

I shqetësuar se gjelin të cilin e quan “Bahtiyar” mund të vidhej, gjatë natës e mban atë në një kafaz në dhomën e tij të gjumit.

Gökbudak thotë se ai e filmoi videon, duke synuar të kapte rutinën e përditshme të “Bahtiyar” kur ai lëshoi zhurmën e gjatë dhe u rrëzua. /Telegrafi/