Site icon Telegrafi

Gjeli ndërroi gjininë

Gianni e filloi “karrierën” e tij si gjel me gjak të pastër në një fermë të Toskanës, por pas sulmit traumatik të dhelprës në kotec, ndryshoi edhe fati i tij.

Filloi të bëjë vezë dhe të bie klloçkë, për të përmirësuar popullimin e pulave.

Shkencëtarët nga organizata e OKB-së për femra dhe bujqësi po analizojnë ADN-në e tij për të mësuar se çfarë e shtyu gjelin ta bëjë këtë ndryshim.

“Ndoshta është gjeni i mbijetesës i cili paraqitet tek disa specie primitive. Pa asnjë femër përreth të ardhmen mund ta sigurojë vetëm nëse bëhet femër”, thonë shkencëtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version