Site icon Telegrafi

Gjeli dhe dy gorilla në hajninë e shekullit

Tre hajna budallenj veshën kostumet e gorillës dhe gjelit dhe sulmuan një fëmijë duke ia vjedhur biçikletën.

Sipas raportit të policisë së qarkut Suffork të New Yorkut, djaloshi në pikë të ditës po shëtitej me biçikletë nëpër rrugën Route 25A, kur iu afruan personat e maskuar. Njëra prej gorillave e goditi me boks në kokë dhe e rrëzoi nga biçikleta, ndërsa personi i veshur si gjel i hipi biçikletës dhe u largua në drejtim të panjohur.

‘Gorillat’ ende konsiderohen si të arratisura, ndërsa djaloshi është dërguar në spital me lëndime të lehta. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të të dyshuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version