Telegrafi

Gjelbërohen rrethrrotullimet në Gostivar

Komuna e Gostivarit përmes ndërmarrjes publike “Parkingjet publike dhe gjelbërim” rregulloi rrethrrotullimet në bulevardet e rrugëve kryesore në Gostivar.

Bimët e mëparshme zbukuruese ishin ose sezonale ose të ndjeshme ndaj klimës së ashpër, dhe për këtë arsye u zëvendësuan me bimë të përshtatshme ndaj çdo stine, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ndërmarrja publike “Parkingje publike dhe gjelbërim”, informojnë se vijon aksioni më i gjerë për rregullimin hortikulturës, sepse kjo periudhë e vitit është me e përshtatshme për mbjellje.

“Vjeshta është ideale për mbjellje të bimëve të jashtme. Bimët që i mbjellim jo vetëm në rrethrrotullime, por edhe në hapësirat tjera gjelbëruese në Gostivar, përveç që sjellin kënaqësi për sytë, ata qetësojnë energjinë tonë, dhe na ndihmojnë të pushojmë:, thonë nga NP “Parkingje Publike dhe gjelbërim” – Gostivar./Telegrafi/