Site icon Telegrafi

Gjelat kinezë më të mirë se futbollistët e Capellos

Tre vitet e fundit ajo ua ka përkushtuar dy gjelave të saj të mësojnë bukuritë e kësaj loje, shkruan gazeta Daily Mail, dhe sugjeron se gjelat e saj ndoshta mund të luajnë më mirë sesa futbollistët që Fabio Capello i kishte përzgjedhur të luajnë në Kampionatin e Futbollit i cili po mbahet në Afrikën e Jugut.

Duke aktruar referin e futbollit, banorja e Shenyangut, Zhang Lijun, imiton kupën botërore nëpër rrugët e provincës kineze Liaoning. Duke përdorur të dyja këmbët dhe krahët gjelat kanë dëshmuar se dinë të manovrojnë me topin.

Kina nuk është plasuar në garën më të madhe të futbollit e cila po mbahet në Afrikën e Jugut, por ka bërë lëvizje të rëndësishme përpara sa i përket përmirësimit të lojës së futbollit në Azi, shkruan gazeta. /Telegrafi/

Exit mobile version